PROFIL/ Kush është Endri Shabani, Avokati i ri i Popullit

PROFIL/ Kush është Endri Shabani, Avokati i ri i Popullit

Pikat kryesore

  • PROFIL/ Kush është Endri Shabani, Avokati i ri i Popullit Endrit Shabani u zgjodh mbrëmjen e djeshme si Avokati i ri i Popullit.
  • Prej vitesh ai ka qenë aktivist i shoqërisë civile, drejtues i Parlamentit Rinor, kryetar i ‘Nismës Thurje’ dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë.
  • Përtej profilit politik, Shabani është jurist me një karrierë të pasur akademike të fokusuar në të drejtën publike dhe të drejtat e njeriut.

PROFIL/ Kush është Endri Shabani, Avokati i ri i Popullit Endrit Shabani u zgjodh mbrëmjen e djeshme si Avokati i ri i Popullit. Shabani nuk është një emër i panjohur për publikun. Prej vitesh ai ka qenë aktivist i shoqërisë civile, drejtues i Parlamentit Rinor, kryetar i ‘Nismës Thurje’ dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë. Përtej profilit politik, Shabani është jurist me një karrierë të pasur akademike të fokusuar në të drejtën publike dhe të drejtat e njeriut. Ai ka kryer studimet Master dhe ka mbrojtur gradën shkencore ‘Doktor i Shkencave’ (PhD) në Universitetin e Oksfordit. Prej 15 vitesh, Shabani punon si pedagog i së drejtës në universitete në Shqipëri, Francë dhe Britaninë e Madhe. Gjithashtu, ai ka shërbyer si konsulent për organizata të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Transparency International, Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Evropës. loading…

Lini një Përgjigje