Pikat kryesore
- Që të jemi të qartë qysh në fillim, gjyqi paraprak, pra ky që ka filluar ndaj zotit Veliaj, nuk është gjyq ndaj Erion Veliajt, por gjyq ndaj prokurorëve të çështjes një skaner ndaj ligjshmërisë së hetimeve të tyre.
- Në seancat paraprake shqyrtohen çështje të ligjshmërisë së hetimeve dhe prokurët nuk duhet të bëhen nervozë.
- Duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos shajnë nëpër dhëmbë si në seancën e dhënies së masës së arrestit.
Që të jemi të qartë qysh në fillim, gjyqi paraprak, pra ky që ka filluar ndaj zotit Veliaj, nuk është gjyq ndaj Erion Veliajt, por gjyq ndaj prokurorëve të çështjes një skaner ndaj ligjshmërisë së hetimeve të tyre. Në seancat paraprake shqyrtohen çështje të ligjshmërisë së hetimeve dhe prokurët nuk duhet të bëhen nervozë. Duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos shajnë nëpër dhëmbë si në seancën e dhënies së masës së arrestit. Debatet në distancë mes SPAK dhe mbrojtësve ligjorë të z. Erion Veliaj janë një akt i qartë presioni institucional nga SPAK ndaj gjykatës. Deklarata, përveçse injoronte faktin që Veliaj ende nuk ka në dorë akuzën dhe materialet mbështetëse për të, ishte dhe një marrje përsipër nga SPAK e punës së dy prokurorëve që ndjekin çështjen Veliaj. Në fakt të njërit, se tjetri, Altin Dumani, është thjeshtë mbështetës për t’i dhënë zemër linçimeve personale të prokurorit Olsi Dado, i cili është në konflikt personal dhe profesional me punën e tij. Pra e thënë më thjeshtë: Veliaj është ankuar pse nuk i dorëzohen aktet në qeli, ndërsa SPAK i përgjigjet që ia kemi dhënë avokatit dhe pastaj ankohen se ai po zvarrit gjyqin. Ky, edhe si gjest në emër të logos së SPAK, përbën cenim të drejtpërdrejtë të parimit të së drejtës për një proces të rregullt dhe të paanshëm, pasi çështja është në shqyrtim gjyqësor. Së pari, hetimi i kësaj çështjeje kryhet nga dy prokurorë konkretë që mbajnë përgjegjësi personale ligjore, njëri prej të cilëve ka pretendime nga avokatët e zotit Veliaj, që nuk është as prokuror dhe nuk ka asnjë të drejtë ligjore të ushtrojë funksione publike. Logua e SPAK nuk mund të mbulojë defektet e dy prokurorëve nëse ka. Prokurorët janë organe individuale dhe të pavarura në punën e tyre, ndaj ky hetim nuk lidhet me asnjë politikë institucionale, por me vendimmarrjen dhe veprimet e dy personave të identifikuar me emër e mbiemër: Altin Dumani dhe Olsi Dado.