Presidenti Begaj: Presidenti Begaj bën bashkë në Tiranë liderët e rajonit në Samitin e…

Presidenti Begaj: Presidenti Begaj bën bashkë në Tiranë liderët e rajonit në Samitin e…

Pikat kryesore

Samiti i mbajtur në Tiranë mblodhi në një tryezë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, Zheljko Komšić dhe Željka Cvijanović, si dhe bashkëkryesuesit e Procesit, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç. Në qendër të diskutimeve ishin temat e integrimit evropian, Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, forcimi i bashkëpunimit rajonal, roli i të rinjve dhe siguria në rajon. Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria mbështet dialogun rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë si elementë thelbësorë për ruajtjen e paqes dhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Kreu i Shtetit ftoi homologët e tij të vazhdojnë qasjen konstruktive për të thelluar bashkëpunimin në kuadër të Procesit të Brdo-Brijunit, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë institucionale dhe bashkërendimit të politikave për të përballuar sfidat e përbashkëta. Në fjalën e tij, Presidenti Begaj u ndal te progresi i bërë nga Ballkani Perëndimor në bashkëpunimin rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Ai theksoi se përparimi i Shqipërisë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian është rezultat i reformave të ndërmarra për forcimin e institucioneve demokratike, pavarësinë e gjyqësorit, modernizimin e administratës publike, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke vlerësuar arritjet e deritanishme të Procesit të Brdo-Brijunit, Presidenti Begaj nënvizoi se rajoni ende përballet me sfida që kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë dhe koordinim të vazhdueshëm: “Përballja me sfidat e përbashkëta kërkon rritje të bashkëpunimit dhe koordinim më të ngushtë mes nesh”, u shpreh ai. Presidenti Begaj theksoi se aspirata e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një objektiv politik, por një mision kombëtar, duke theksuar se ky proces gëzon mbështetjen e gjerë të shoqërisë shqiptare si rrugë drejt forcimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit u mbyll me një deklaratë të përbashkët të presidentëve pjesëmarrës, që riafirmon përkushtimin ndaj paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj bën bashkë në Tiranë liderët e rajonit në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit Emri i Florian Binajt në tavolinë/ Mblidhen aleatët, Berisha i bindur se do mbështetet, Shehaj skeptik Florian Binaj në garë për kryebashkiak të Tiranës, Berisha: Kandidatura me vlerësimin tim më të madh Begaj: Anëtarësimi në BE, mision historik dhe kombëtar për Shqipërinë Lëvizje të reja në drejtimin e Bashkisë Fier, struktura drejtuese drejt finalizimit PD kërkon shkarkimin e Nikos Peleshi, Kaso: Ka shkelur detyrat si kryetar Kuvendi

Lini një Përgjigje