Pikat kryesore
- Premier League/ Arsenal fiton në “frymën e fundit” dhe ruan kryesimin, sukses për Liverpool e Chelsea Në Premier League u zhvilluan të shtunën përballje të rëndësishme.
- Arsenali arriti një fitore dramatike 2-1 ndaj Wolverhamptonit në “Emirates”, falë dy autogolave.
- Pas një dominance të gjatë dhe shumë rasteve të krijuara, avantazhi erdhi në minutën e 70-të pas një goditjeje këndi të Bukayo Sakas, ku topi përfundoi në rrjetë pas një devijimi fatkeq të portierit Johnstone.
Premier League/ Arsenal fiton në “frymën e fundit” dhe ruan kryesimin, sukses për Liverpool e Chelsea Në Premier League u zhvilluan të shtunën përballje të rëndësishme. Arsenali arriti një fitore dramatike 2-1 ndaj Wolverhamptonit në “Emirates”, falë dy autogolave. Pas një dominance të gjatë dhe shumë rasteve të krijuara, avantazhi erdhi në minutën e 70-të pas një goditjeje këndi të Bukayo Sakas, ku topi përfundoi në rrjetë pas një devijimi fatkeq të portierit Johnstone. Wolverhamptoni barazoi në minutën e 90-të me Arokodaren, por Arsenali reagoi menjëherë dhe në minutën e 94-të siguroi tre pikët me një tjetër autogol, këtë herë të Mosqueras. Me këtë sukses, Arsenali shkëputet përkohësisht në krye, ndërsa Wolverhamptoni mbetet i fundit në renditje.