Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Pikat kryesore

  • Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kemontoi foltoren e nisur nga Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti me mbështetësit e PD-së.
  • Zogaj renditi 4 mesazhe që vijnë për PD-në nga këto takime dhe u shpreh se Berisha nuk ka nxjerrë mësime nga historia e vet në krye të PD-së gjatë këtuyre 35 viteve.
  • “Unë mendoj se kjo që bën Alimehmeti dhe disa të tjerë, Saljani, gjithashtu disa më të votuar, ishte një gjest për mendimin tim një gjest që ka brenda dhe pak provokim, por provokim pozitiv.

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kemontoi foltoren e nisur nga Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti me mbështetësit e PD-së. Zogaj renditi 4 mesazhe që vijnë për PD-në nga këto takime dhe u shpreh se Berisha nuk ka nxjerrë mësime nga historia e vet në krye të PD-së gjatë këtuyre 35 viteve. “Unë mendoj se kjo që bën Alimehmeti dhe disa të tjerë, Saljani, gjithashtu disa më të votuar, ishte një gjest për mendimin tim një gjest që ka brenda dhe pak provokim, por provokim pozitiv. Që kishte nevojë ose ish u thirr, u mblodh për të dhënë disa mesazhe për mendimin tim. Një mesazh ishte që këta si më të votuarit duan t’i japin mesazhin e respektit për zgjedhësit dhe për votën si themel i demokracisë, dhe ka të drejtë e Zotit ta bëjnë këtë. Këta nuk mund të presin pa fund, s’po ndodh asgjë, se këta janë votuar. Këta kanë një përgjegjësi më të madhe se të pavotuarit, ndaj zgjedhësve, pra ky ishte mesazhi i parë që mendoj unë është pozitiv. Mesazhi i dytë, këtë mendoj unë se është se këta kërkojnë, kundërshtojnë, ndarjen e njerëzve të elitës së Partisë Demokratike në dy grupe, në patricë, si e kam thënë, dhe në plebej. Patricë janë ata që as votohen, as në parti, as në popull dhe plebej janë këta që votohen, edhe në parti, edhe në popull t’i çojnë votat për këta.

Lini një Përgjigje