Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Pikat kryesore

  • Analisti Prec Zogaj e cilësoi këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë, duke theksuar se mënyra se si është ndërtuar ligji e bën praktikisht të zgjedhurin e SPAK kreun e ri të BKH-së.
  • “ Mënyra se si është ndërtuar ligji, praktikisht i zgjedhuri i SPAK është kryetar i ri i këtij institucioni ,” u shpreh Zogaj.
  • Ai vuri në dukje se gjatë gjithë kësaj kohe, SPAK ka eklipsuar disi BKH-në, duke e lënë më pak të pranishme në debatin publik.

Në emisionin “Trialog” të moderuar nga Alba Alishani në RTSH 1 HD, u trajtua propozimi për t’i rekomanduar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) emërimin e Joni Ketës si drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një nga institucionet kyçe të drejtësisë shqiptare. Analisti Prec Zogaj e cilësoi këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë, duke theksuar se mënyra se si është ndërtuar ligji e bën praktikisht të zgjedhurin e SPAK kreun e ri të BKH-së. “ Mënyra se si është ndërtuar ligji, praktikisht i zgjedhuri i SPAK është kryetar i ri i këtij institucioni ,” u shpreh Zogaj. Ai vuri në dukje se gjatë gjithë kësaj kohe, SPAK ka eklipsuar disi BKH-në, duke e lënë më pak të pranishme në debatin publik. “ Ndoshta nuk kanë arritur të prodhojnë një lajm sikurse themi shpesh në gazetari, por dua të them që BKH-ja është shumë e rëndësishme sepse ata janë hetuesit në terren,” tha Zogaj, duke nënvizuar rolin thelbësor të këtij institucioni. Sipas tij, ky është një moment i shënuar për BKH-në, pasi me drejtuesin e ri pritet të fitojë peshën e duhur dhe të vendoset në lartësinë e vet, krahas SPAK-ut. “ Shpresojmë që me drejtuesin e ri dhe me rëndësinë që merr ky institucion, do të kemi një tjetër institucion me lartësinë e vet, sikurse ka vepruar deri tani SPAK,” shtoi ai. Duke folur për kandidatin Joni Keta, Zogaj theksoi se ai ka kaluar një proces të gjatë dhe rigoroz verifikimi. “ Ka kaluar test fizik, test psikologjik, test profesional, testin e makinës së inteligjencës (poligrafin), kontrollin e figurës, kontrollin e pasurisë,” deklaroi analisti, duke e cilësuar këtë si një garanci të fortë për integritetin e drejtuesit të ardhshëm të BKH-së .

Lini një Përgjigje