Policisë Bulqizë shpall Minatori humbi jetën dje gjatë punës në Bulqizë, arrestohen dy…

Policisë Bulqizë shpall Minatori humbi jetën dje gjatë punës në Bulqizë, arrestohen dy…

string(100) "minatori-humbi-jeten-dje-gjate-punes-ne-bulqize-arrestohen-dy-punonjesit-teknik-po-hetohet-drejtuesi" Minatori humbi jetën dje gjatë punës në Bulqizë, arrestohen dy punonjësit teknik, po hetohet drejtuesi Një aksident tragjik ndodhi dje në një galeri minerare në zonën D të Bulqizës, ku humbi jetën 38-vjeçari K. D., si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor. Hetimet treguan se personat përgjegjës nuk kishin marrë masat e nevojshme të sigurisë në punë, çka çoi në humbjen e jetës së minatorit. Ngjarja po hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen. Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në punë, në subjektin minerar ku humbi jetën dje shtetasi K. D., arrestohen 2 punonjës të stafit teknik dhe procedohet penalisht, në gjendje të lirë, drejtuesi teknik i subjektit. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në zonën D, Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi K. D., 38 vjeç, dyshohet se, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 47 vjeç, me detyrë brigadier; B. C., 62 vjeç, me detyrë teknik, të dy banues në Bulqizë. Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. P., 67 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë drejtues teknik në subjektin minerar. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen. Përparim Ramusa prezanton vizionin qeverisës 2026–2029 në një “tubim entuziast” në Gjurkoc Selimi i tregon Osmanit si duken takimet zyrtare me Sekretarët e Shtetit të ShBA-ve: Nuk kemi pasur të tillë që prej Hashim Thaçit Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia jep detaje: Tre celula me në krye shqiptarët, gjurma e gishtit i tradhtoi Minatori humbi jetën dje gjatë punës në Bulqizë, arrestohen dy punonjësit teknik, po hetohet drejtuesi Samsung vlerësohet me 47 çmime, përfshirë 2 çmime të arta në International Design Excellence Awards 2025 Danimarka po shqyrton kërkesën për bisedime sipas Nenit 4 të NATO-s, thotë ministri i mbrojtjes

Lini një Përgjigje