Policia vret 21-vjeçarin e dyshuar për sulmin terrorist në Berlin gjatë operacionit për…

Policia vret 21-vjeçarin e dyshuar për sulmin terrorist në Berlin gjatë operacionit për…

Pikat kryesore

  • Departamenti i Policisë së Berlinit njoftoi se Abdul Ballout, i dyshuari për sulmin e djeshëm, u qëllua për vdekje nga efektivët teksa po përpiqeshin ta arrestonin në një kompleks kopshtesh.
  • Sipas autoriteteve, ai u lokalizua sot, në orën 18:00 me kohën lokale, brenda një kopshti në pjesën perëndimore të Berlinit.
  • Në njoftimin e përditësuar, policia bëri të ditur se besohet që 21-vjeçari iu drejtua forcave të emergjencës duke mbajtur një thikë.

Departamenti i Policisë së Berlinit njoftoi se Abdul Ballout, i dyshuari për sulmin e djeshëm, u qëllua për vdekje nga efektivët teksa po përpiqeshin ta arrestonin në një kompleks kopshtesh. Sipas autoriteteve, ai u lokalizua sot, në orën 18:00 me kohën lokale, brenda një kopshti në pjesën perëndimore të Berlinit. Në njoftimin e përditësuar, policia bëri të ditur se besohet që 21-vjeçari iu drejtua forcave të emergjencës duke mbajtur një thikë. Në këto rrethana, efektivët hapën zjarr për ta neutralizuar. Një zëdhënës deklaroi se të dyshuarit iu dha menjëherë ndihma e parë, por ai nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Lini një Përgjigje