Po transportonte 4 pistoleta, kapet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës/ Do ia shiste një…

Po transportonte 4 pistoleta, kapet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës/ Do ia shiste një…

Pikat kryesore

  • Një 31-vjeçar është arrestohet nga policia në tunelin e Skërficës, pasi po transportonte me automjet 4 pistoleta.
  • Kejdi Banaj, me precedent në fushën e narkotikëve, u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Mekanizmi”.
  • Nga hetimi dyshohet se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri, për t’ia shitur një grupi kriminal në Sarandë.

Një 31-vjeçar është arrestohet nga policia në tunelin e Skërficës, pasi po transportonte me automjet 4 pistoleta. Kejdi Banaj, me precedent në fushën e narkotikëve, u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Mekanizmi”. Nga hetimi dyshohet se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri, për t’ia shitur një grupi kriminal në Sarandë. Policia sekuestroi armët e zjarrit dhe automjetin që drejtonte i arrestuari, në dyshemenë e të cilit, ishin fshehur armët. Hetimi vijon me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë! Gjoba për drejtuesit, rrezikuan jetën e pushuesve Autorë të 6 vjedhjeve, automjete dhe banesa/ ‘Çarmatoset’ grupi i hajdutëve në Sarandë Qarkullonte i armatosur, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari nga Lezha

Lini një Përgjigje