Pikat kryesore
- Eksperti i sigurisë Xhavit Shala komentoi zhvillimet në frontin e luftës me një deklaratë të fortë të Putinit për Evropën dhe një plan paqeje në tryezë.
- Shala tha se plani 24-pikësh i Europës nuk përmbush kriteret e Moskës dhe se Rusia është toleruar.
- Eksperti komentoi Rusinë duke thënë se në frontin e luftës “nuk po shkëlqejnë” ndryshe nga çfarë promovojnë, dhe se sa i takon territoreve mbeten kokëfortë duke mos lëshuar pe.
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala komentoi zhvillimet në frontin e luftës me një deklaratë të fortë të Putinit për Evropën dhe një plan paqeje në tryezë. Shala tha se plani 24-pikësh i Europës nuk përmbush kriteret e Moskës dhe se Rusia është toleruar. Eksperti komentoi Rusinë duke thënë se në frontin e luftës “nuk po shkëlqejnë” ndryshe nga çfarë promovojnë, dhe se sa i takon territoreve mbeten kokëfortë duke mos lëshuar pe. “Pushtimi i Pokrovskit dhe retorika e ashpër ndaj Europës janë dy gjëra që ndodhën përpara takimit të Putinit. Në këtë rast, ai deshi të sfumonte planin, sepse informacionin e ka. Planin që do të parashtrohej ai e dinte dhe ka dashur të fajtore Europën, jo Ukrainën. Plani 24-pikësh i Europës nuk plotëson kriteret e Moskës, por plotëson planin strategjik të Rusisë. Në një nga pikat thuhet se Ukraina duhet të falë territore. Europa e toleroi shumë Putinin, por ai kërkon të arrijë synime maksimaliste. Ata nuk lëshojnë pe dhe synimi i tyre është që jo vetëm ato që pretendojnë, por edhe ato që nuk u takojnë, t’i marrin. Vetëm atëherë mund të kënaqen! Në frontin e luftës “nuk po shkëlqejnë”. Duhen 2–3 vjet që të marrin ato territore që i kanë përfshirë në Kushtetutën ruse.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Berisha në alarm”, Mërtiri: Po tenton të shuajë lëvizjen e Salianjit që në embrion! Sula: Politikan që s’jeton dot pa konflikt VIDEO/ I dyshuar për vrasjen e biznesmenit, kamerat kapin lëvizjet e Marselo Aranit, një ditë para krimit mori makinën nga ku u qëllua Mëhalla “Berishës nuk i falen Piramidat, Gërdeci apo 21 janari”, ish-deputeti Sula: Pa ikur Berisha, Rama ‘të flejë gjumë rehat’!