Pikat kryesore
- Gjykata e Beratit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 45-vjeçarin Zamir Skënderi që plagosi policin Arsen Toska.
- Mësohet se, Skënderi ka mbërritur në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie, teksa seanca e sotme u krye me dyer të mbyllura.
- Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Kutallisë, në Dimal, ku Zamir Skënderi i cili po shoqërohej për në komisariatin e Kuçovës, mori armën e efektivit të policisë dhe qëlloi brenda makinës.
Gjykata e Beratit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 45-vjeçarin Zamir Skënderi që plagosi policin Arsen Toska. Mësohet se, Skënderi ka mbërritur në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie, teksa seanca e sotme u krye me dyer të mbyllura. Prokurorja e çështjes ka kërkuar që masa e arrestit në burg të caktohet për veprat penale “Vrasja me dashje e Punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Kutallisë, në Dimal, ku Zamir Skënderi i cili po shoqërohej për në komisariatin e Kuçovës, mori armën e efektivit të policisë dhe qëlloi brenda makinës. Si pasojë e kësaj mbeti i plagosur 20-vjeçari, ndërsa autori tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.