Në prani të psikologes, 14-vjeçari M.K, i cili dyshohet se qëlloi 4 here me thikë bashkëmoshatarin e tij gjatë një sherri të ndodhur në lagjen 14 në Durrës, ka dhënë dëshminë për grupin hetimor.
Fillimisht ai ka shfaqur pendesë, teksa ka deklaruar se sherri mes tyre kishte nisur pas një konflikti që kishin pasur disa dite më parë në rrjetet sociale.
Ndërsa më pas ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes nga takimi për sqarim, përshirjen në sherrin masiv, plagosjen e 15-vjeçarit e deri tek arrestimi nga policia.