Pikat kryesore
- Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khamenei-t, i cili nuk është parë në publik që kur u zgjodh udhëheqës suprem në fillim të marsit.
- Videoja pa datë, e postuar në Telegram të dielën, tregon Khamenein duke folur me disa persona, shkruan Sky News .
- Agjencia nuk ka bërë të ditur se kur dhe ku janë regjistruar pamjet, ndërsa nuk ka identifikuar as personat që ndodhen pranë tij.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khamenei-t, i cili nuk është parë në publik që kur u zgjodh udhëheqës suprem në fillim të marsit. Videoja pa datë, e postuar në Telegram të dielën, tregon Khamenein duke folur me disa persona, shkruan Sky News . Agjencia nuk ka bërë të ditur se kur dhe ku janë regjistruar pamjet, ndërsa nuk ka identifikuar as personat që ndodhen pranë tij. Publikimi i videos vjen pasi në rrjetet sociale dhe në disa raportime u pretendua se Khamenei ishte shtruar në spital dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Deri tani, këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Khamenei pasoi të atin, Ajatollah Ali Khamenei, si udhëheqës suprem pasi 86-vjeçari u vra në një sulm ajror më 28 shkurt, ditën e parë të konfliktit me SHBA-në. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Trump përplaset me Hegseth për mungesën e raketave pas luftës me Iranin? Shtëpia e Bardhë: 100% e pavërtetë! Irani ekzekuton dy persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin Eksperti i Sigurisë: Konflikti në Lindjen e Mesme po merr një dimension të ri