Pikat kryesore
- Në këtë pesëvjetor, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkroi për këtë duke e nisur me Rexhep Selimin dhe duke bashkëngjitur një letër që ai ia kishte dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara më 2020.
- Kurti e lidhi këtë ngjarje edhe me nëntëvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.
- “Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë.
string(131) “pese-vjet-nga-paraburgosja-e-thacit-e-te-tjereve-kurti-kam-punuar-ne-heshtje-qe-te-mos-mbahen-atje-kemi-kerkuar-lirimin-nga-fillimi” Pesë vjet nga paraburgosja e Thaçit e të tjerëve, Kurti: Kam punuar në heshtje që të mos mbahen atje, kemi kërkuar lirimin nga fillimi Sot janë bërë pesë vjet që prej kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë pasi ata akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në këtë pesëvjetor, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkroi për këtë duke e nisur me Rexhep Selimin dhe duke bashkëngjitur një letër që ai ia kishte dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara më 2020. Kurti e lidhi këtë ngjarje edhe me nëntëvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit. “Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë. Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët””. Kurti tha se s’ka arsye as ligjore as morale që ata të mbahen në paraburgim. “Por Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim.Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”. “Si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e si deputet prej vitit 2014 bashkë me Rexhën i patëm paraqitur të gjitha argumentet e qëndrimet për këtë Gjykatë që është sot duke gjykuar. E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje”. Kurti tha se kërkesat e tyre qëndrojnë akoma dhe se “në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre”. Sot, FiveStar Fitness ngjitet në skenën e CineStar për një mbrëmje që premton emocion, motivim dhe shumë dhurata për… “Pse VV s’po bën asgjë për zbardhjen e rastit”, nëna e Astrit Deharit: Prokurori s’ka punë me Vetëvendosjen Pesë vjet nga paraburgosja e Thaçit e të tjerëve, Kurti: Kam punuar në heshtje që të mos mbahen atje, kemi kërkuar lirimin nga fillimi QKUK jep detaje rreth gjendjes së zyrtarit të BE-së, i cili u plagos në Gjakovë Periudhë prove për anëtarët e rinj të BE-së, Rama: Mbështes propozimin, u jep të dyja palëve atë që kërkojnë Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit, atë të Grupit të PS-së dhe Komisioneve Parlamentare Dibrani dhe Beyer diskutojnë zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Danimarkë, për burgjet