Një tragjedi ka ndodhur në veriperëndim të Turqisë, ku pesë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë pas përplasjes së një varke me emigrantë me një anije të rojës bregdetare. Ngjarja ka ndodhur pranë bregut të Badavut-it, në distriktin Ayvalık, kur një varkë me shpejtësi të lartë, e cila transportonte 34 migrantë dhe një trafikant, u godit nga anija e rojës.
Sipas njoftimit të zyrës së guvernatorit lokal, gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit, u konstatua se pesë persona, që kishin rënë në det, kishin humbur jetën. Një grua është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital për trajtim. Autoritetet vazhdojnë kërkimet për një person tjetër që është ende i zhdukur.
Deti Egje vazhdon të jetë një nga rrugët më të frekuentuara nga emigrantët që përpiqen të arrijnë Evropën, duke kaluar nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme.