Pikat kryesore
- Mesditën e kësaj të diele, në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Mifol, është shënuar një aksident rrugor.
- Në këtë përplasje janë përfshirë një fuoristradë dhe një makinë e vogël.
- Dy mjetet janë goditur me njëri-tjetrin për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar.
Mesditën e kësaj të diele, në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Mifol, është shënuar një aksident rrugor. Në këtë përplasje janë përfshirë një fuoristradë dhe një makinë e vogël. Dy mjetet janë goditur me njëri-tjetrin për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë siguruar zonën dhe po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. Po ashtu, janë marrë në pyetje edhe personat që ndodheshin në automjete dhe që nuk kanë pësuar lëndime. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë ende në vijim.