Pikat kryesore
- Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në bulevardin “Bajram Curri”, ku gjatë drejtimit të motomjetit, punonjësi i policisë ka përplasur kalimtarin P.
- I moshuari u dërgua me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë rreth orës 21:00 si pasojë e plagëve të marra.
- Si pasojë e aksidentit, i dëmtuar ka mbetur edhe vetë punonjësi i policisë.
Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, arrestohet punonjësi i policisë vihet në pranga nga AMP një inspektor me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në bulevardin “Bajram Curri”, ku gjatë drejtimit të motomjetit, punonjësi i policisë ka përplasur kalimtarin P. F., 65 vjeç. I moshuari u dërgua me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë rreth orës 21:00 si pasojë e plagëve të marra. Si pasojë e aksidentit, i dëmtuar ka mbetur edhe vetë punonjësi i policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 299/3 të Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected] . loading…