Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë…

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë…

Pikat kryesore

  • Një punonjës policie është arrestuar në flagrancë pas përfshirjes në një aksident rrugor me të plagosur në Tiranë, ndërsa rezultoi edhe në gjendje të dehur.
  • Sipas njoftimit të Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në pranga ka rënë inspektori me iniciale D.
  • Gj., me detyrë trupë shërbimi pranë Njësisë së Ceremonialit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Një punonjës policie është arrestuar në flagrancë pas përfshirjes në një aksident rrugor me të plagosur në Tiranë, ndërsa rezultoi edhe në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në pranga ka rënë inspektori me iniciale D. Gj., me detyrë trupë shërbimi pranë Njësisë së Ceremonialit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai dyshohet për veprat penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:25, në zonën e njohur si “Rruga e Dibrës”, ku automjeti i drejtuar nga efektivi është përfshirë në një aksident, për pasojë është dëmtuar shtetasja me iniciale E. M., e cila u transportua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit, punonjësi i policisë është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur më pas në afërsi të Urës së Babrrusë. Verifikimet me testin e alkoolit treguan se ai kishte një nivel prej 1.03 mg/l alkool në ajrin e nxjerrë.

Lini një Përgjigje