Përmbytjet në Kukës/ Rrezikohet shembja e urës në fshatin Orgjost, zona pa energji…

Përmbytjet në Kukës/ Rrezikohet shembja e urës në fshatin Orgjost, zona pa energji…

Pikat kryesore

  • Përmbytjet në Kukës/ Rrezikohet shembja e urës në fshatin Orgjost, zona pa energji elektrike Vendi është përfshirë nga moti i keq.
  • Ndërkohë, vazhdon të mbetet e rënduar situata në territorin e Bashkisë Kukës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
  • Në fshatin Orgjost, ura që lidh mbi 1000 banorë të dy lagjeve te fshatit rrezikon të dëmtohet seriozisht për shkak të fryrjes së lumit nga prurjet e shumta të ujit.

Përmbytjet në Kukës/ Rrezikohet shembja e urës në fshatin Orgjost, zona pa energji elektrike Vendi është përfshirë nga moti i keq. Përmbytje janë raportuar në shumë qytete. Ndërkohë, vazhdon të mbetet e rënduar situata në territorin e Bashkisë Kukës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Në fshatin Orgjost, ura që lidh mbi 1000 banorë të dy lagjeve te fshatit rrezikon të dëmtohet seriozisht për shkak të fryrjes së lumit nga prurjet e shumta të ujit. Banorët tregojnë se prurjet e lumit kanë gërryer bazamentet e betonit në hyrje dhe dalje të urës, e cila është e tipit ushtarak. Gjithashtu kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat e emergjencave civile në nivel lokal dhe qendror. Aktualisht, fshati Orgjost ka mbetur pa energji elektrike, e cila është ndërprerë rreth 30 minuta më parë. loading…

Lini një Përgjigje