Përleshje para klubit Rinora4 në Zvicër: Kosovari që punonte si sigurim theret me thikë,…

Përleshje para klubit Rinora4 në Zvicër: Kosovari që punonte si sigurim theret me thikë,…

Pikat kryesore

  • Sipas policisë, sulmuesi i dyshuar është një 26-vjeçar kosovar, i cili është arrestuar në kantonin Aargau.
  • Pamjet e publikuara nga “20 Minuten” tregojnë se ngjarja është paraprirë nga një përleshje mes sigurimit të klubit dhe disa klientëve.
  • Dëshmitarë kanë treguar se gjithçka nisi kur një person nga grupi i klientëve u përjashtua nga klubi, pasi kishte konsumuar shumë alkool.

string(119) “perleshje-para-klubit-rinora4-ne-zvicer-kosovari-qe-punonte-si-sigurim-theret-me-thike-disa-te-tjere-mbeten-te-plagosur” Përleshje para klubit Rinora4 në Zvicër: Kosovari që punonte si sigurim theret me thikë, disa të tjerë mbeten të plagosur Një incident i dhunshëm ka ndodhur të shtunën mbrëma para klubit Rinora4 në Rümlang, afër Cyrihut, ku një punëtor sigurie 34-vjeçar me origjinë nga Kosova është therur me thikë dhe është dërguar me plagë në spital. Sipas policisë, sulmuesi i dyshuar është një 26-vjeçar kosovar, i cili është arrestuar në kantonin Aargau. Pamjet e publikuara nga “20 Minuten” tregojnë se ngjarja është paraprirë nga një përleshje mes sigurimit të klubit dhe disa klientëve. Dëshmitarë kanë treguar se gjithçka nisi kur një person nga grupi i klientëve u përjashtua nga klubi, pasi kishte konsumuar shumë alkool. “Sigurimi u hodh menjëherë mbi ne me sprej dhe grushta. Njëri nga miqtë tanë përfundoi me shtatë qepje në kokë,” tha njëri nga dëshmitarët për medien zvicerane. Ai shtoi se disa persona nga grupi i tyre do të paraqesin padi për lëndime trupore. Drejtori i klubit, Shaban Konxheli, ka thënë se nuk ka qenë në vendngjarje në momentin e incidentit dhe se sigurimi është i kontraktuar nga një firmë e jashtme, SN Security GmbH, e cila nuk ka komentuar për rastin. Policia zvicerane ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira. Përleshje para klubit Rinora4 në Zvicër: Kosovari që punonte si sigurim theret me thikë, disa të tjerë mbeten të plagosur U përleshën para dyqaneve të tyre të qebapit- Anëtarët e dy familjeve turke dënohen me burg në Uells Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic Sveçla te vendi ku dyshohet se u rrëmbye Vukashinoviq, u kërkon ndërkombëtarëve t’i bëjnë presion Serbisë Qindra persona mbesin pa punë- Gjithnjë e më shumë kompani të huaja po ua vënë drynin fabrikave në Serbi Deputetja e NISMA’s: Nuk e votojmë Konjufcën- U mandatua joligjërisht nga Osmani, hap i papranueshëm

Lini një Përgjigje