Pikat kryesore
- Rreth dy muaj pas operacionit të SPAK për goditjen e grupit kriminal të Inez Hajrullës zbardhen për herë të parë detaje nga dosja hetimore.
- Përgjimet në SKY Ecc tregojnë se Hajrulla dhe krahu i djathtë i tij Ervis Matodashaj, marrin vazhdimisht informacione se grupi i Fatmir Hysenit, që njihet si “Doqe”, prej kohësh bënin përgatitje për ti goditur.
- Ata shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin, mbi vendndodhjet, personat e angazhuar dhe makinat që përdorin.
Rreth dy muaj pas operacionit të SPAK për goditjen e grupit kriminal të Inez Hajrullës zbardhen për herë të parë detaje nga dosja hetimore. Përgjimet në SKY Ecc tregojnë se Hajrulla dhe krahu i djathtë i tij Ervis Matodashaj, marrin vazhdimisht informacione se grupi i Fatmir Hysenit, që njihet si “Doqe”, prej kohësh bënin përgatitje për ti goditur. Ata shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin, mbi vendndodhjet, personat e angazhuar dhe makinat që përdorin. Por në pamundësi për të shkuar për të shkuar tek Fatmir Hyseni, që konsiderohet edhe si hije për drejtësinë, vendosin ti presin krahët përpara se ti sulmojë. Dhe në shënjestër u vu Gentian Qarri. Në shkurt të 2021, pasi zbulojnë disa nga anëtarët e grupit rival, interesohen tu gjejnë bazën, që siç thotë i shumëkërkuari Hajrulla, “T’ju çojnë shtetin”, që nënkupton, informimin e autoriteteve policore. Dosja hetimore, zbardh edhe gjurmimin e kundërshtarëve përmes GPS që vendosin në makina, per të ndjekur lëvizjet dhe kryer ekzekutime. Informacioni që vinte nga grupi rival, Inez Hajrullës nuk i vinte rastësisht, por dyshohet se kishte një kontakt që e informonte për gjithçka, madje edhe për planin që ta hiqnin qafe atë dhe bashkëpunëtorin e tij Ervis Matodashajn.