Pikat kryesore
- Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune, më 25 prill, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
- Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicionerin e banesës, e cila më pas është përhapur me shpejtësi në të gjitha ambientet.
- Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin e zjarrit dhe vënien e tij nën kontroll.
Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune, më 25 prill, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicionerin e banesës, e cila më pas është përhapur me shpejtësi në të gjitha ambientet. Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin e zjarrit dhe vënien e tij nën kontroll. Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin në kohë nga banesa dhe nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale vlerësohen të jenë të mëdha.