Për mua, në ato çaste…”/ Sherr me Lori Hoxhën? Thyen heshtjen Grida Duma

Për mua, në ato çaste…”/ Sherr me Lori Hoxhën? Thyen heshtjen Grida Duma

Pikat kryesore

  • Katër vite më parë Grida Duma dorëzoi mandatin për të marrë detyrën e moderatores dhe autores së emisionit politik në Top Channel, “Top Story”.
  • Ajo ka rrëfyer në podcast-in “UET Cast” se si e mori këtë vendim, ku hoqi dorë nga politika pas propozimit që mori nga drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha, ftesë të cilën Duma e quajti një bekim.
  • Nuk kam asnjë kondicion, përveç jetës, shëndetit dhe dashurisë për fëmijën tim.

Katër vite më parë Grida Duma dorëzoi mandatin për të marrë detyrën e moderatores dhe autores së emisionit politik në Top Channel, “Top Story”. Ajo ka rrëfyer në podcast-in “UET Cast” se si e mori këtë vendim, ku hoqi dorë nga politika pas propozimit që mori nga drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha, ftesë të cilën Duma e quajti një bekim. “ Nuk isha e detyruar. Asgjë nuk është tashmë e detyruar në jetën time. Nuk kam asnjë kondicion, përveç jetës, shëndetit dhe dashurisë për fëmijën tim. Kudo që mund të jem, e di që e nis nga fillimi dhe e di që mund ta ndërtoj një standard jete që më rri mirë. Nuk më duhet shumë për të jetuar mirë dhe besoj që kjo është aftësi apo dhunti e atyre që jetojnë më shumë me mendje sesa me trup. Erdhi në kohën e duhur. Ishte një propozim i cili më la pa frymë për momentin. CEO i Top Channel, ishte duke rikonceptuar mënyrën sesi do ta drejtonte televizionin, bashkë me aksionerët e tjerë. Kur e dëgjova propozimin shtanga në një farë mënyre. Por besoj se ishte e dhënë, një shenjë. Erdhi në momentin e duhur.” E ftuar në UET Cast, podcast-in e Universitetit Europian të Tiranës, në një bisedë me Prof. Dr. Belina Budini, Grida Duma ka rrëfyer detajet e vendimit që ndryshoi jetën dhe karrierën e saj, duke u shndërruar në një figurë të spikatur të medias.

Lini një Përgjigje