Pikat kryesore
- Sipas PD-së, shqyrtimi i çështjes në këtë moment, pa u zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përbën një “akt të paprecedent” dhe bie ndesh me parimet e shtetit ligjor.
- Në reagim, demokratët e konsiderojnë këtë veprim si injorim të autoritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe cenim të besimit publik tek vendimet e saj, duke e cilësuar njoftimin e Kryetarit të Kuvendit si antikushtetues.
- 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Ditën e sotme, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka deklaruar se janë njoftuar nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 15 prill 2026, për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas PD-së, shqyrtimi i çështjes në këtë moment, pa u zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përbën një “akt të paprecedent” dhe bie ndesh me parimet e shtetit ligjor. Në reagim, demokratët e konsiderojnë këtë veprim si injorim të autoritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe cenim të besimit publik tek vendimet e saj, duke e cilësuar njoftimin e Kryetarit të Kuvendit si antikushtetues. “Kryetari i Kuvendit ka njoftuar sot thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për në datë 15.04.2026, ora 12:00, me rend dite: “Shyrtimi i projektvendimit “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.