Pas raportit të IBAR, Shqipëria një hap më pranë mbylljes së kapitujve me BE-në! ç’pritet…

Pas raportit të IBAR, Shqipëria një hap më pranë mbylljes së kapitujve me BE-në! ç’pritet…

Pikat kryesore

  • Pak ditë pas miratimit të raportit të IBAR për Shqipërinë nga ana e vendeve anëtare të BE-së, qeveria e Brukselit i propozon Këshillit që të nisë punën për mbylljen e kapitujve.
  • Këshilli i Bashkimit Europian konfirmoi se më 5 qershor do të nisin diskutimet e para për këtë fazë në mbledhjen e COELA-s, për mbylljen e 3 kapitujve.
  • Këshilli i BE për A2CNN: Këshilli ka marrë propozimin e Komisionit Europian për 3 kapituj: Kapitullin 30 për Marrëdhëniet me Jashtë, Kapitullin 25 për Shkencën dhe Kërkimin, si dhe Kapitullin 26 për Arsimin dhe Kulturën.

Pak ditë pas miratimit të raportit të IBAR për Shqipërinë nga ana e vendeve anëtare të BE-së, qeveria e Brukselit i propozon Këshillit që të nisë punën për mbylljen e kapitujve. Këshilli i Bashkimit Europian konfirmoi se më 5 qershor do të nisin diskutimet e para për këtë fazë në mbledhjen e COELA-s, për mbylljen e 3 kapitujve. Këshilli i BE për A2CNN: Këshilli ka marrë propozimin e Komisionit Europian për 3 kapituj: Kapitullin 30 për Marrëdhëniet me Jashtë, Kapitullin 25 për Shkencën dhe Kërkimin, si dhe Kapitullin 26 për Arsimin dhe Kulturën. Diskutimi i parë është planifikuar nga COELA më 5 qershor. Sipas burimeve, qeveria shqiptare po shpreson që disa kapituj të mbyllen brenda 30 qershorit, kur përfundon presidenca qipriote. Por Këshilli thekson në sqarimin e tij se diskutimet ndërmjet vendeve anëtare deri në vendimin përfundimtar mund të marrin disa muaj. Këshilli i BE për A2CNN: Miratimi i Dokumenteve të Pozicioneve të Përbashkëta të BE-së nga COREPER pritet të ndodhë në muajt në vijim. Zakonisht, arritja e dakordësisë së shteteve anëtare në COELA kërkon disa raunde diskutimesh. Prandaj, mund të thuhet me siguri se zhvillimet e ardhshme kryesore do të ndodhin gjatë presidencës së ardhshme irlandeze të Këshillit të BE-së. A2CNN iu drejtua edhe Komisionit Europian me të njëjtat pyetje, por qeveria e Brukselit u tregua më e kursyer në detaje dhe më me shpresë për mbylljen e këtyre kapitujve për vendin tonë. KE për A2CNN: Shpejtësia e përparimit në negociatat e anëtarësimit varet nga reformat e zbatuara dhe nga përmbushja e kushteve nga secili vend kandidat. Ndonëse nuk mund të spekulojmë mbi numrin e saktë të kapitujve që mund të mbyllen deri në muajin korrik, Komisioni është plotësisht i angazhuar për të mbështetur Shqipërinë që të mbyllë sa më shumë kapituj të jetë e mundur. Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 kapituj për të arritur objektivin e vitit 2027, të vendosur nga Tirana zyrtare, për të përmbyllur të gjashtë grupet e kapitujve të negociatave të anëtarësimit.

Lini një Përgjigje