Sfida e kulturës së përgjithshme në Big Brother VIP Albania vazhdon të prodhojë reagime të forta edhe jashtë shtëpisë. Pasi Selina u bë kryefjala e rrjeteve sociale për shkak të disa përgjigjeve të pasakta gjatë lojës, ka ardhur edhe një reagim thumbues nga rrethi shoqëror i rivalit të saj në shtëpi, Miri.
Landi Hysa ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke ndjekur banorët në ekran dhe duke përsëritur me tone të theksuara sarkazme:
“Miri është shumë inteligjent për moshën që ka… Shumë inteligjent Miri për moshën që ka. Miri, Miri dhe vetëm Miri.”
Kjo frazë nuk është zgjedhur rastësisht. Ajo interpretohet si një “kunjë” e drejtpërdrejtë ndaj Selina. Gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Albania, ajo është vlerësuar shpesh nga banorët dhe opinionistët në studio pikërisht me frazën: “Selina është shumë inteligjente dhe e pjekur për moshën që ka”.
Përmes kësaj videoje, miku i Mirit duket se ka dashur të vërë në dukje kontrastin mes këtyre lavdërimeve dhe gafave të saj në quiz-in e fundit të organizuar nga “Vëllai i Madh”. Ndërkohë, Miri arriti të spikaste në këtë sfidë, duke u shpallur edhe fitues i pyetjeve të zhvilluara brenda shtëpisë.