Pikat kryesore
- “Pas logos së PS askënd nuk mund të mbulojmë…”, Kapri vendos videon e Ramës në Kuvend: Ku është Balluku, të vijë të tregojë se kush e kërcënon!
- Arsyeja është e thjeshtë: në kalendarin e sotëm keni vendosur disa ligje me rëndësi, por mungon kryeministri dhe zëvendësja e tij.
- Deputeti shtoi se arsyeja e mungesës së zonjës Balluku, sipas tij, lidhet me hetime që po zhvillohen nga SPAK.
“Pas logos së PS askënd nuk mund të mbulojmë…”, Kapri vendos videon e Ramës në Kuvend: Ku është Balluku, të vijë të tregojë se kush e kërcënon! Deputeti i “Mundësia”, Erald Kapri ka akuzuar mazhorancën se po shkel Kushtetutën, pasi në seancën plenare të sotme, ku janë parashikuar për diskutim disa ligje me rëndësi, mungojnë si kryeministri ashtu edhe zëvendëskryeministrja Balluku. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri tha se sipas procedurave ligjore, për aktet normative duhet të jetë e pranishme zëvendëskryeministrja, e cila megjithatë nuk është paraqitur në sallë, as në raste të tjera kur është kërkuar interpelancë. “Po shkelni Kushtetutën. Arsyeja është e thjeshtë: në kalendarin e sotëm keni vendosur disa ligje me rëndësi, por mungon kryeministri dhe zëvendësja e tij. Deputeti shtoi se arsyeja e mungesës së zonjës Balluku, sipas tij, lidhet me hetime që po zhvillohen nga SPAK. “Halli dihet. Nëse zonja Balluku vjen në sallë, gjëja e parë që do të pyetet është kush është personi që e kërcenon atë. Debati u zhvillua në kuadër të shqyrtimit të disa akteve normative në Kuvend, ndërsa opozita akuzoi qeverinë për shmangie nga përgjegjësitë kushtetuese. “Pas logos së PS askënd nuk mund të mbulojmë…”, thuhej në videon që vendosi Kapri në Kuvend, citime nga kryeministri Rama. loading…