Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

Pikat kryesore

  • Teksa kryeministri Edi Rama ndodhej në Vlorë, aty ku po bisedonte me banorët e zonës së Zvërnecit, protestuesit në Tiranë vijuan grumbullimin për të gjashtën ditë.
  • Ata u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas vijojnuan marshimin drejt Kryeministrisë.
  • Protesta vijoi prej rreth katër orësh, e më pas nisi shpërndarja.

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhej në Vlorë, aty ku po bisedonte me banorët e zonës së Zvërnecit, protestuesit në Tiranë vijuan grumbullimin për të gjashtën ditë. Ata u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas vijojnuan marshimin drejt Kryeministrisë. Protesta vijoi prej rreth katër orësh, e më pas nisi shpërndarja. As këtë herë nuk munguan pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit. Tubimi u zhvillua në një atmosferë të ngarkuar me mesazhe kundër politikes, ndërsa në njërën prej tyre thuhej: “Rama ne ta grisim kontratën!”.

Lini një Përgjigje