Pikat kryesore
- Partitë politike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në 18 komunat ku po mbahet rundi i balotazhit.
- Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00.
- Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura, duke argumentuar se “çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë”.
Partitë politike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në 18 komunat ku po mbahet rundi i balotazhit. Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00. Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura, duke argumentuar se “çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë”. Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas saj, numri i votuesve pritet të rritet në orët e pasdites. “Çdo votë është një vendim për të ardhmen dhe sot është dita që përcakton katër vjet”, tha ajo. Edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pati të njëjtën thirrje. Ai megjithatë tha se dalja deri më tani është e ulët krahasuar me rundin e parë të mbajtur më 12 tetor. Si PDK ashtu edhe AAK thanë se kanë pranuar ankesa për çështjen e votimit me asistencë, ankesa që thanë se i kanë adresuar në KQZ. Këto dy parti po ashtu kërkuan që qytetarët të lihen të lirë që të zgjedhin se kë duan të votojnë dhe të mos jenë subjekt i ndikimit gjatë këtij procesi zgjedhor. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/09/2025 16:35 Gjakova në balotazh: 17.24 për qind e qytetarëve votuan deri tani 11/09/2025 16:30 Jahjaga në Indonezi, kërkon njohjen e Kosovës 11/09/2025 16:29 Policia në Prizren i çon në stacion dy komisionerë që u kapën