Pikat kryesore
- Deputeti vë në dukje në mesazhin e tij se: “ Karriget nuk janë kurrë qëllim, puna e punët vlejnë ”.
- Mesazhi i Braçes vjen në një ditë kur u raportua për tensione në mbledhjen me dyer të mbyllura të socialistëve, mes kryeministrit Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me të ardhmen e PS-së, dhe diskutimet e zhvilluara në kampin “rozë” pas mbledhjes së PS-së së Njësisë 5, e cila u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, pas takimit të grupit te Pallati i Brigadave. Ndërsa e konsideron mbledhjen e Asamblesë si “të mirë” e “të qetë”, Braçe thekson rëndësinë e hapjes në parti, duke nënvizuar se forcimi i Partisë Socialiste vjen përmes pranimit të të gjithë atyre që duan të zhvillohen dhe të zhvillojnë idetë me PS-në. “ Forcimi i PS duke u hapur, pranuar, përfshirë të majtë që duan të zhvillohen e të zhvillojnë idetë e tyre bashkë me PS, ishte një tjetër qëllim i mire për të cilin folëm e do flasim edhe më tej” , shkruan Braçe në një postim në rrjetet sociale. Deputeti vë në dukje në mesazhin e tij se: “ Karriget nuk janë kurrë qëllim, puna e punët vlejnë ”. Mesazhi i Braçes vjen në një ditë kur u raportua për tensione në mbledhjen me dyer të mbyllura të socialistëve, mes kryeministrit Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.