Parashikimi i motit për sot Sot në Kosovë na pret Sot në Kosovë n

Parashikimi i motit për sot Sot në Kosovë na pret

Pikat kryesore

  • Sot në Kosovë na pret mot me vranësira lokale dhe intervale kohore me diell.
  • Gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme për shkak të rrezeve diellore dhe rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu.
  • Do të fryjnë erëra kryesisht nga jugperëndimi, ndërsa mëngjesin e së Premtes herët pritet kalimi i një sistemi tm vranësirave me rrebeshe shiu lokalisht edhe me vetëtima dhe bubullimë.

Sot në Kosovë na pret mot me vranësira lokale dhe intervale kohore me diell. Gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme për shkak të rrezeve diellore dhe rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu. Do të fryjnë erëra kryesisht nga jugperëndimi, ndërsa mëngjesin e së Premtes herët pritet kalimi i një sistemi tm vranësirave me rrebeshe shiu lokalisht edhe me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat maksimale në shumë pjesë të vendit mbi 20 gradë Celsius. Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e enjtja sjellë vranësira e intervale kohore me diell dhe rrymime të ngrohta ajrore. Pasdite vonë dhe në mbrëmje në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë dendësim i vranësirave me reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës vonë ose mëngjesin e së Premtes priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Sistemi i reshjeve do të jetë kalimtar dhe pritet të përfundojë apo kalojë shpejt dhe gjatë ditës së Premte menjëherë priten intervale kohore me diell, por edhe erëra nga jugperëndimi. Fudjava vjen me vranësira e intervale kohore me diell dhe me reshje kryesisht të dobëta lokale. Reshjet pritet të fuqizohen vonë të dielën në disa rajone sidomos në veri të Shqipërisë, Mal të Zi dhe disa pjesë të Kosovës./MeteoBallkan Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/23/2025 07:14 Qeveria franceze: Hamasi po rimerr kontrollin e enklavës së Gazës 10/23/2025 07:11 Koalicion me LVV-në, Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim, do të mbetemi në opozitë 10/23/2025 07:09 Parashikimi i motit për sot

Lini një Përgjigje