Parashikimi i motit për ditën e enjte Për ditën e enjte vendi

Parashikimi i motit për ditën e enjte Për ditën e enjte vendi

Pikat kryesore

  • Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
  • Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
  • Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën të madhe të territorit.

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën të madhe të territorit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente deri në orët e mesditës me intensitet të ulët në qendër dhe jug të vendit. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 18 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 1 gradë celcius. Në zonat malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësinë mbi 1200 metra reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s.

Lini një Përgjigje