Pikat kryesore
- Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rreziqe për potencialet e rritjes ekonomike të vendit.
- Shqetësimin e ngriti sërish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
- “Zhvillimet demografike jo të favorshme dhe ndryshimet strukturore në tregun e punës po e bëjnë mjedisin ekonomik më të ndërlikuar.
E ardhmja e Shqipërisë duke se po kërcënohet nga emigrimi. Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rreziqe për potencialet e rritjes ekonomike të vendit. Shqetësimin e ngriti sërish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. “Zhvillimet demografike jo të favorshme dhe ndryshimet strukturore në tregun e punës po e bëjnë mjedisin ekonomik më të ndërlikuar. Të gjitha këto trende po i vendosin sistemet financiare dhe politikat monetare e ekonomike përballë sfidave të reja dhe risive komplekse, të cilat kërkojnë analiza të thelluara, kuptim më të mirë të veprimeve ndërsektoriale dhe vendimmarrje të bazuar në prova e rigorozitet shkencor”, tha Sejko, përcjell A2 CNN. Nga Workshop-i e 19-të i Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, Sejko tregoi edhe faktorët e tjerë të jashtëm që kërcënohen të ardhmen e Shqipërisë. “Pasiguritë globale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, ndryshimet në zinxhirët e furnizimit dhe luhatjet e çmimeve ndërkombëtare të energjisë e ushqimeve vazhdojnë të ndikojnë pritshmëritë e agjentëve ekonomikë dhe kushtet tregtare të vendit. Njëkohësisht, tranzicioni drejt një ekonomie më të gjelbër dhe digjitale kërkon investime të mëdha publike e private, rritje të produktivitetit dhe përshtatje të strukturës së prodhimit. “Në këtë mjedis të ri, gati të paparashikueshëm, rritja ekonomike e qëndrueshme dhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik është një sfidë më vete, e cila kërkon politika të kujdesshme monetare e fiskale, rritje të efikasitetit të tregjeve financiare dhe zhvillim të mëtejshëm të tyre. Në këtë kontekst, nevojiten reforma të rëndësishme transformuese për të rritur produktivitetin përmes: inovacionit, investimeve, përmirësimit të klimës së biznesit, rritjes së konkurrencës”. Banka e Shqipërisë pret që rritja ekonomike të vazhdojë me ritme solide, e nxitur nga turizmi dhe investimet. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/06/2025 16:38 Putin urdhëron rekrutimin në ushtri të 135 mijë rusëve deri në fund të vitit 11/06/2025 16:32 Shkalla e papunësisë në Zvicër rritet në 2.9% në tetor 11/06/2025 16:27 Raportimet për hospitalizim, lajmërohet Kryetari Rama