Pikat kryesore
- Pak ditë përpara protestës së zhvilluar para Kuvendit, Altin Goxhaj, një nga organizatorët dhe mbështetësit e saj, kishte paralajmëruar publikisht datën 2 korrik si një moment kritik.
- “Po të kujtoj edhe një datë tjetër, 2 korrikun, shumë e rëndësishme si datë…
- Fiksoje këtë datë”, deklaronte ai, duke e lidhur atë me një skenar përshkallëzimi politik.
Pak ditë përpara protestës së zhvilluar para Kuvendit, Altin Goxhaj, një nga organizatorët dhe mbështetësit e saj, kishte paralajmëruar publikisht datën 2 korrik si një moment kritik. Në deklaratën e tij, Goxhaj përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai kishte “afat deri më 30 qershor” për të gjetur një zgjidhje për largimin e tij, ndërsa paralajmëroi pasoja të rënda në rast të kundërt. Madje, ai shkoi edhe më tej, duke deklaruar se “shansi i vetëm për të shpëtuar është të gjejë një zgjidhje për të ikur”, ndërsa paralajmëroi se në të kundërt “do e vrasin”, duke e shoqëruar këtë me krahasime ekstreme me fundin e ish-udhëheqësit libian, Gadafit. “Po të kujtoj edhe një datë tjetër, 2 korrikun, shumë e rëndësishme si datë… Fiksoje këtë datë”, deklaronte ai, duke e lidhur atë me një skenar përshkallëzimi politik. Pikërisht në 2 korrik, protesta para Kuvendit u shoqërua me tensione dhe përplasje, duke bërë që deklaratat e mëparshme të Goxhajt të rikthehen në qendër të debatit publik.