Pikat kryesore
- Eksperti për punësimin, Arbër Xhihani thotë se papunësia në vend ka shënuar ulje.
- Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Xhihani u shpreh se ka nevoja të shtuara për profesionistë.
- Rritja duket se është frenuar apo ka rënë në disa profesione, që kanë stopuar ecurinë e shpejtë të rritjes së pagave, e cila vërehej në fund të vitit 2024.
Eksperti për punësimin, Arbër Xhihani thotë se papunësia në vend ka shënuar ulje. Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Xhihani u shpreh se ka nevoja të shtuara për profesionistë. “Në fakt, është e vërtetë. Rritja duket se është frenuar apo ka rënë në disa profesione, që kanë stopuar ecurinë e shpejtë të rritjes së pagave, e cila vërehej në fund të vitit 2024. Rritja në fundvit 2024 ishte e lidhur ndoshta edhe me një politikë, me rritjen e pagës së administratës shtetërore, çka vuri në presion edhe sektorin privat, për t’iu përgjigjur në të njëjtën mënyrë, edhe ndryshimit të pagave, e lidhur me rritjen e kostove të jetesës. Duket se kjo rritje është frenuar, por është e vazhdueshme. Vërehet se dita ditës ka nevoja të shtuara për çdo profesion në Shqipëri, çka përkthehet në mundësi negocimi nga ana e punëmarrësve për pagën e tyre, apo kur janë në kërkim të një vendi të ri pune. Ka një ulje të papunësisë në shkallë kombëtare. Normalisht, kjo është si pasojë e drejtpërdrejt e nevojës së shtuar për fuqi punëtore, edhe në kushtet ku jemi aktualisht, kemi nevoja shumë të shtuara nga ana e sipërmarrjes për punonjës, pavarësisht se nevoja e punësimit duhet të kuptohet se gjithmonë e më tepër plotësohen vakancat.”, theksoi ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tregu i punës për të rinjtë/ Olta Manjani tregon dy shtyllat e programit dedikuar të rinjve, “Garancia Rinore” “Sheshi i Dollarit” me Genta Dobra, (05/12/2025) “Sheshi i Dollarit” me Genta Dobra, (21/11/2025)