Pantina: Është e domosdoshme që zgjedhjet e reja të prodhojnë një shumicë të re…

Pantina: Është e domosdoshme që zgjedhjet e reja të prodhojnë një shumicë të re…

Pikat kryesore

  • Pantina theksoi se mbajtja e zgjedhjeve të reja është e domosdoshme, duke shpresuar në krijimin e një shumice të re parlamentare dhe më të përgjegjshme, e cila do e qojë Kosovën përpara, raporton GazetaBlic.
  • “ E vërtetë është se shkuarja kaq shpesh në zgjedhje nuk është veprim i mençur, por përgjegjësia kryesore për këtë bie mbi Kurtin”.
  • “Ai nuk arriti, dhe as nuk deshi, të ndërtojë një shumicë parlamentare që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja”.

Shqipe Pantina, LDK, ka reaguar lidhur me deklaratën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që dje tha se: “Ne nuk mendojmë se është punë e mençur të shkomë në zgjedhje në dhjetor e sërish në prill”, ka thënë se është e vërtetë një gjë e tillë, por që përgjegjës kryesor për këtë situatë të krijuar politike është vetë Kurti. Pantina theksoi se mbajtja e zgjedhjeve të reja është e domosdoshme, duke shpresuar në krijimin e një shumice të re parlamentare dhe më të përgjegjshme, e cila do e qojë Kosovën përpara, raporton GazetaBlic. “ E vërtetë është se shkuarja kaq shpesh në zgjedhje nuk është veprim i mençur, por përgjegjësia kryesore për këtë bie mbi Kurtin”. “Prandaj, është tejet e domosdoshme për të ardhmen e vendit që të mbahen zgjedhje të reja, me shpresën se ato do të prodhojnë një shumicë të re parlamentare më të përgjegjshme dhe më të arsyeshme, që do të zhbllokojë krizën institucionale dhe do të hapë perspektivën për zhvillimin e Kosovës”. Tutje ajo potencoi se shkuarja kaq e shpeshtë në zgjedhje nuk është veprim i menqur, por sipas saj, Albin Kurti nuk arriti dhe nuk deshi të krijojë një shumicë parlamentare që do të qonte në krijimin e institucioneve të reja. “Ai nuk arriti, dhe as nuk deshi, të ndërtojë një shumicë parlamentare që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja”. “Për më tepër, pushteti aktual ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pozitat në Qeveri, një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës”-përfundoi Pantina për GazetaBlic. “🎉 Për Festat e Nëntorit, ju ftojmë të kaloni një fundjavë me atmosferë shqiptare, relaks dhe shije Çdo stinë sjell mundësi të reja, por vjeshta është ajo që na fton të ndalemi, të reflektojmë 11/11/2025 18:31 Haradinaj për marrëveshjet me VV në nivel lokal: S’kanë të bëjnë me nivelin qendor 11/11/2025 18:29 Pantina: Është e domosdoshme që zgjedhjet e reja të prodhojnë një shumicë të re parlamentare 11/11/2025 18:24 “O flaka ju daltë krejt juve…” – Vajza e Sami Lushtakut i reagon deputetes së VV-së Adriana Matoshit

Lini një Përgjigje