Pagesë online për taksat e makinave/ DPSHTRR: Veprimet mund të kryhen nga çdo kartë…

Pagesë online për taksat e makinave/ DPSHTRR: Veprimet mund të kryhen nga çdo kartë…

Pikat kryesore

  • Rreth 770 mijë drejues mjetesh në Shqipëri tashmë mund të paguajnë taksat e makinave online.
  • Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania.
  • Pagesa mund të realizohet me anë të çdo karte bankare në mënyrë të thjeshtë dhe pa praninë fizike.

Rreth 770 mijë drejues mjetesh në Shqipëri tashmë mund të paguajnë taksat e makinave online. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania. Pagesa mund të realizohet me anë të çdo karte bankare në mënyrë të thjeshtë dhe pa praninë fizike. Ofrimi I këtij shërbimi online përktheht në kursim kohe dhe parash për drejtuesit e mjeteve. Mënyra e pagesës për qytetarët është shumë e thjeshtë dhe nuk nevojitet dokumentacion shoqërues. Ky shërbim digjital përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të proceseve për qytetarët, duke ofruar një procedurë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme nga telefoni apo kompjuteri. Falë këtij shërbimi, rreth 770,000 zotërues mjetesh përfitojnë lehtësira të matshme, të përkthyera në rreth 283 milionë lekë kursime ,ditë pune të fituara, duke shmangur kohën e pritjes si dhe karburant të kursyer me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik dhe mjedisor.

Lini një Përgjigje