Pikat kryesore
- Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të padrejtë dhe populist vendimin e deputetit Albin Kurti për ndarjen e pagës së 13-të për punonjësve të sektorit publik.
- Sipas tij, Vetëvendosje po sillet si “grup parashtetëror që ka uzurpuar pushtetin dhe shtetin”, dhe se vendime të tilla nuk kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
- “Shtrohet pyetja, cili është kontributi i veçantë i punonjësve të sektorit publin për tu shpërblyer me të 13-tën pagë.
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të padrejtë dhe populist vendimin e deputetit Albin Kurti për ndarjen e pagës së 13-të për punonjësve të sektorit publik. Sipas tij, Vetëvendosje po sillet si “grup parashtetëror që ka uzurpuar pushtetin dhe shtetin”, dhe se vendime të tilla nuk kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. “Shtrohet pyetja, cili është kontributi i veçantë i punonjësve të sektorit publin për tu shpërblyer me të 13-tën pagë. Pagë e cila paguhet nga buxheti, i cili është pjesë e BPV-së, e krijuar nga aktivitetet prodhuese dhe shërbyese. Qeveria e përgjegjshme i trajton barabartë të punësuarit në sektorin privat dhe publik, që s’është rasti me grupin parashtetëror i cili e ka uzurpuar pushtetin dhe shtetin. Me këso veprime nuk zhvillohet vendi”, tha Isa Mustafa në një intervistë për Nacionalen. “Kosova me të ardhura për kokë banori, sipas paritetit të fuqisë blerëse, është në nivel prej 30 për qind të mesatares së BE-së, përkatësisht në nivel prej 72 për qind të mesatares së Ballkanit Perëndimor. Në këtë situatë, të lavdërohesh me norma vjetore të rritjes ekonomike prej 4 për qind në vit është joserioze. Nëse vazhdohet kështu as në fund të këtij shekulli nuk do të konvergjojmë me Bashkimin Evropian”, shtoi ai. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/04/2025 07:15 E dhimbshme: 18-vjeçari nga Ratkoci vdes pas një aksidenti jashtë Kosovës 11/04/2025 07:13 Paga e 13-të për sektorin publik, Mustafa: Veprimet e grupit parashtetëror që e kanë uzurpuar shtetin s’e zhvillojnë vendin 11/04/2025 07:09 Parashikimi i motit për sot