Osmani: Kurti e Basha në rolin e krerëve të shtetit në…

Osmani: Kurti e Basha në rolin e krerëve të shtetit në…

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. Osmani aty shihet nën shoqërinë e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, dhe, kryetarit të ri të parlamentit Dimal Basha. Osmani në postimin e saj ka shkruar edhe se, Policia ka qenë dhe vazhdon të jetë mburojë e Republikës, me përkushtim e sakrificë. ‘‘Policia e Kosovës, 26 vjet qëndresë, besnikëri dhe guxim! Nga ditët e para të themelimit e deri sot, Policia jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë mburojë e Republikës, me përkushtim e sakrificë. Përulemi me nderim para policëve që ranë në krye të detyrës dhe shprehim mirënjohje për çdo polic e police që çdo ditë i mbajnë të forta themelet e shtetit tonë. Lavdi policëve të rënë në detyrë! Urime 26-vjetori i Policisë së Kosovës!’’, ka shkruar ajo. Ndryshe, pavarësisht se vendi kaloi procesin zgjedhor të nivelit qendror në shkurt, Kosova ende s’i ka institucionet e saj të reja. Edhe pse Kuvendi pa zgjedhjen e disa prej anëtarëve të kryesisë, i njëjti ende s’është konstituar. Kjo pasi që kandidati për nënkryetar nga komuniteti jo shumicë serb, s’ka arritur të marrë votat e nevojshme për këtë pozitë. Madje, procesi i zgjedhjes së tij krijoi një ngërç të ri politik. Kjo pasi që votimi, edhe pse për shumë njohës të fushës u tha se do të duhej të bëhej në pako me atë të nënkryetarit tjetër nga radhët e komunitetit jo shumicë, Basha procedoi me votim ndaras për zgjedhjen e nënkryetarit serb. Pikërisht për këtë ndarje të votimit, Lista Srpska u ankua në Gjykatën Kushtetuese. E për këtë ankesë, Kushtetuesja, mori vendim për caktimin e masës së përkohshme për ndalimin e çdo veprimi nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, dhe e njëjta urdhëroi që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025. / GazetaExpress Shukri Buja takon qytetarët e Ribarit të Madh: Dhanë mesazh të fuqishëm për fitoren e madhe që po na pret Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet Atentati në Shkodër ku u vra një 34-vjeçar: Gjendet një motor i djegur, dyshohet se është i autorëve Shukri Buja me Altin Krasniqin takojnë banorët e fshatit Babush: Mbështetja e fuqishme që morëm garanci për fitoren që po vjen

Lini një Përgjigje