Pikat kryesore
- Osmani gjatë një konference për media, ka thënë se ky mandatim është në përputhje me Kushtetutën dhe tri aktgjykimet.
- Po ashtu, ajo tha se me aktgjykim ka përgjegjësi ta ruajë stabilitetin e vendit për shmangien e zgjedhjeve.
- “Sot në përputhje me kushtetutën, në përputhje me tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z.
string(87) “osmani-e-con-ne-vendkerkesen-e-kurtit-ia-jep-mandatin-konjufces-per-ta-formuar-qeverine” Osmani e çon në vend kërkesën e Kurtit, ia jep mandatin Konjufcës për ta formuar Qeverinë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e qeverisë, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Osmani gjatë një konference për media, ka thënë se ky mandatim është në përputhje me Kushtetutën dhe tri aktgjykimet. Po ashtu, ajo tha se me aktgjykim ka përgjegjësi ta ruajë stabilitetin e vendit për shmangien e zgjedhjeve. “Sot në përputhje me kushtetutën, në përputhje me tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z. Glauk Konjfuca kandidat për kryeministër. Mandatimi i z. Konjufca është me përgjegjësinë tjetër që gjykata ia ka dhënë presidencës në po të njëjtat aktgjykime, respektivisht që presidentja të ruajë stabilitetin vendit, duke shamngur zgjedhjet”, ka thënë Osmani. Ajo tha se nuk ka diskrecion në këtë çështje, pos nëse do të kishte edhe të propozuar tjerë, duke shtuar se nuk ka pos propozimit të Vetëvendosjes. Osmani premton se do të përfundojë mandatin si presidente Kurti tha se s’po sheh kurrfarë mundësie, Osmani mendon se ka hapësirë për dakordim që Konjufca të bëhet kryeministër Pa garanci e numra, Osmani thotë se mandatoi Konjufcën nga fjalët në takim: Më bindën se kanë gjasë t’i bëjnë Osmani e çon në vend kërkesën e Kurtit, ia jep mandatin Konjufcës për ta formuar Qeverinë Kurti thotë se e kanë çuar për mandatim te Osmani emrin e Konjufcës: Ka vota sa unë, 56, numri i saktë merret vesh në seancë Orav: Partitë politike të bëhen bashkë për ta formuar një shumicë të fuqishme në Kuvend