Pikat kryesore
- Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në periferi të Tiranës për të ndjekur koncertin e shumëdebatuar të reperit amerikan Kanye West, i njohur si Ye.
- Ndonëse fansat duket se mbetën të kënaqur nga performanca, shumë prej tyre shprehën pakënaqësi për organizimin dhe kushtet infrastrukturore të ofruara nga kryeqyteti shqiptar.
- Një ditë pas koncertit, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të mazhorancës e paraqitën aktivitetin si një sukses me përmasa ndërkombëtare dhe si një arritje të rëndësishme për imazhin e Shqipërisë.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në periferi të Tiranës për të ndjekur koncertin e shumëdebatuar të reperit amerikan Kanye West, i njohur si Ye. Ndonëse fansat duket se mbetën të kënaqur nga performanca, shumë prej tyre shprehën pakënaqësi për organizimin dhe kushtet infrastrukturore të ofruara nga kryeqyteti shqiptar. Ngjarja u zhvillua në “Eagle Stadium”, një arenë e ndërtuar posaçërisht për këtë aktivitet, të cilën qeveria e promovoi si vendin ku do të mbahej një prej spektakleve muzikore më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Shqipëri. Një ditë pas koncertit, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të mazhorancës e paraqitën aktivitetin si një sukses me përmasa ndërkombëtare dhe si një arritje të rëndësishme për imazhin e Shqipërisë.