Ora luksoze ‘Rolex’ dhe 36 pako me puro, Dogana i sekuestron në hyrje të Portit të…

Ora luksoze ‘Rolex’ dhe 36 pako me puro, Dogana i sekuestron në hyrje të Portit të…

Pikat kryesore

  • Parandalohet tentativa e kontrabandimit të orave luksoze dhe purove nga Porti i Durrësit.
  • Dogana dhe Policia Kufitare i konstatuan mallrat gjatë kontrollit të një mjeti dhe i sekuestruan.
  • “Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë evidentuar një rast të mosdeklarimit të mallrave gjatë kontrollit të një mjeti në Portin e Durrësit.

Parandalohet tentativa e kontrabandimit të orave luksoze dhe purove nga Porti i Durrësit. Dy ora dore me mbishkrimin ‘Rolex’ dhe 351 cigare puro, të markave të ndryshme, të ndara në 36 kuti dhe të padeklaruara, u përpoqën të hynin në Portin e Durrësit ditën e sotme dhe u sekuestruan, teksa po hetohet për përgjegjësit. Dogana dhe Policia Kufitare i konstatuan mallrat gjatë kontrollit të një mjeti dhe i sekuestruan. “Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë evidentuar një rast të mosdeklarimit të mallrave gjatë kontrollit të një mjeti në Portin e Durrësit. Gjatë kontrollit u konstatuan: 2 ora dore me mbishkrimin “ROLEX”, 351 cigare puro, të markave të ndryshme, të ndara në 36 kuti”, njoftoi dogana. Më tej bëhet me dije se Dogana Shqiptare vijon kontrollet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me Policinë e Shtetit, për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të mosdeklarimit dhe shkeljeve të legjislacionit doganor.

Lini një Përgjigje