Pikat kryesore
- Politologu Fitim Zekthi, teksa ka komentuar protestat e PD-së, u shpreh se opozita prej vitesh vuan nga “e folura bosh”.
- Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Zekthi tha se opozita përsërit slogane të përgjithshme që nuk realizohen kurrë, gjë që sipas tij, me kalimin e kohës rrezikon ta gërryej partinë.
- “ Opozita vuan nga e folura bosh dhe ka vite që vuan nga kjo.
Politologu Fitim Zekthi, teksa ka komentuar protestat e PD-së, u shpreh se opozita prej vitesh vuan nga “e folura bosh”. Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Zekthi tha se opozita përsërit slogane të përgjithshme që nuk realizohen kurrë, gjë që sipas tij, me kalimin e kohës rrezikon ta gërryej partinë. “ Opozita vuan nga e folura bosh dhe ka vite që vuan nga kjo. Kjo është që ti thua gjëra të përgjithshme që nuk realizohen kurrë ‘Rama mbaroi, ne fituam…’. Me kalimin e kohës kjo e gërryen subjektin politik. Nga kjo vuan edhe Rama. Të gjithë kanë, por varet nga shkalla ,” u shpreh Zekthi. Ai shtoi se një protestë për të pasur sukses duhet të plotësojë tre kushte: të jetë e pandërprerë, të vijë duke u rritur dhe të bllokojë qeverisjen. “ Nëse nuk arrihen këto, partitë nuk duhet të organizojnë protesta sepse nuk kanë rezultat dhe janë të rrezikshme për partitë. Opozita duhet të gjejë mënyra të tjera ,” theksoi politologu.