Operacion me Austrinë për goditjen e call centerave/ Policia publikon pamjet, 10 të…

Operacion me Austrinë për goditjen e call centerave/ Policia publikon pamjet, 10 të…

Pikat kryesore

  • Policia ka publikuar pamjet nga finalizimi i operacionit policor të koduar “Ghost Call” për goditjen e mashtrimit kompjuterik të kryer nëpërmjet call centerave në Tiranë.
  • Operacioni u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake, me mbështetjen e EUROPOL, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
  • Pas 2 vitesh hetime, në pranga u vunë 10 shtetas, u ekzekutuan 2 masa sigurie të tjera për 1 shtetase, si dhe u në kërkim 4 shtetas, të përfshirë në këtë veprimtari, me role të ndryshme.

Policia ka publikuar pamjet nga finalizimi i operacionit policor të koduar “Ghost Call” për goditjen e mashtrimit kompjuterik të kryer nëpërmjet call centerave në Tiranë. Operacioni u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake, me mbështetjen e EUROPOL, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Pas 2 vitesh hetime, në pranga u vunë 10 shtetas, u ekzekutuan 2 masa sigurie të tjera për 1 shtetase, si dhe u në kërkim 4 shtetas, të përfshirë në këtë veprimtari, me role të ndryshme. Ndërkaq, policia sekuestroi 891 735 euro të dyshuara të përfituara nga kjo skemë mashtrimi, si dhe 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera (HDD, DVR), nëpërmjet të cilave kryhej aktiviteti. Gjykata e Tiranës lejoi kontrollin në 3 subjekte në Tiranë, si dhe në 9 banesa të shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Gjatë ndërhyrjes, në këto ambiente u gjetën shtetas të punësuar si operatorë, duke kryer mashtrim kompjuterik./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tiranë, zjarr në pallat/ Dy persona dhe dy zjarrfikës në urgjencën e QSUT, një tjetër banore evakuohet nga ndërtesa FOTOLAJM/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore Zjarri në pallat/ Tiranë, 4 forca zjarrfikëse në vendngjarje, dyshohet se ka banorë brenda ndërtesës

Lini një Përgjigje