Pikat kryesore
- “One Battle After Another” u vlerësua gjithashtu me çmimet për regjinë dhe skenarin më të mirë për Anderson, si edhe për aktoren më të mirë në rol dytësor për Teyana Taylor.
- Me këtë sukses, Anderson u bë vetëm regjisori i dytë në historinë e Globes që fiton njëherazi çmimet për film, regji dhe skenar, si producent, pas Oliver Stone me “Born on the Fourth of July”.
“One Battle After Another” triumfon në Golden Globes, “Hamnet” surprizon si filmi më i mirë dramatik Saga revolucionare e Paul Thomas Anderson, “One Battle After Another”, triumfoi në Golden Globe Awards duke u filmi më i mirë në kategorinë komedi, ndërsa drama shekspiriane e Chloé Zhao, “Hamnet”, fitoi çmimin kryesor për filmin më të mirë dramatik, në ceremoninë e 83-të të Globes të mbajtur të dielën mbrëma. “One Battle After Another” u vlerësua gjithashtu me çmimet për regjinë dhe skenarin më të mirë për Anderson, si edhe për aktoren më të mirë në rol dytësor për Teyana Taylor. Me këtë sukses, Anderson u bë vetëm regjisori i dytë në historinë e Globes që fiton njëherazi çmimet për film, regji dhe skenar, si producent, pas Oliver Stone me “Born on the Fourth of July”.