OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimit me ndihma humanitare

OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimit me ndihma humanitare

Pikat kryesore

  • Edhe nëse lufta në Lindjen e Mesme do të ndalonte menjëherë, zinxhirët globalë të furnizimit me ndihma humanitare nuk do të rikuperoheshin para vitit 2027, paralajmëroi sot OKB-ja.
  • Sipas UNICEF-it, pasojat e konfliktit të nisur nga sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt po ndihen tashmë shumë përtej rajonit të Lindjes së Mesme.
  • Shefi i transportit dhe logjistikës globale në UNICEF, Jean-Cedric Meeus, tha se ndërprerjet në rrugët ndërkombëtare të furnizimit po prekin fëmijët në mbarë botën, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe rritje të kostove.

Edhe nëse lufta në Lindjen e Mesme do të ndalonte menjëherë, zinxhirët globalë të furnizimit me ndihma humanitare nuk do të rikuperoheshin para vitit 2027, paralajmëroi sot OKB-ja. Sipas UNICEF-it, pasojat e konfliktit të nisur nga sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt po ndihen tashmë shumë përtej rajonit të Lindjes së Mesme. Shefi i transportit dhe logjistikës globale në UNICEF, Jean-Cedric Meeus, tha se ndërprerjet në rrugët ndërkombëtare të furnizimit po prekin fëmijët në mbarë botën, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe rritje të kostove. Ai theksoi se ngushtica e Hormuzit, një korridor jetik për transportin e naftës dhe gazit nga rajoni i Gjirit mbetet i bllokuar, duke përkeqësuar situatën humanitare globale. Sipas Meeus, kapacitetet e transportit ajror në Lindjen e Mesme janë kufizuar, disa linja ajrore kanë pezulluar fluturimet drejt destinacioneve afrikane dhe mbingarkesa në porte po përhapet në Afrikë. Kjo ka bërë që kostot e transportit të vaksinave nga India drejt Nigerisë dhe Republikës Demokratike të Kongos të rriten me 50 deri në 70 për qind. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së OKB kritikon planin e Izraelit për zgjerimin e kontrollit në Gaza OKB fut Izraelin në listë të zezë, për dhunë seksuale në konflikte

Lini një Përgjigje