Pikat kryesore
- Okazion luksi, Milan synon “bomberin” e Arsenal, Allegri “fërkon duart” Në Milano, Tare dhe Allegri, nuk flasin për titull, por është e qartë që ky objektiv josh pa fund “djallin”, fundja janë në lojë vetëm në Serie A.
- Tare ka në dorë një listë me dëshira, ku objektivi kryesor, emergjent, është gjetja e një qendërsulmuesi të ri pasi Gimenez dhe Nkunku nuk japin garanci.
- Sigurisht pas një merkatoje vere ku shpenzoi jo pak, në janar Tare është i detyruar të gjejë një objektiv me kosto të ulët.
Okazion luksi, Milan synon “bomberin” e Arsenal, Allegri “fërkon duart” Në Milano, Tare dhe Allegri, nuk flasin për titull, por është e qartë që ky objektiv josh pa fund “djallin”, fundja janë në lojë vetëm në Serie A. Pa presionin e këtij objektivi, pasi prioritet është të rikthehen në Champions, janari pritet të tregojë më shumë mbi këtë objektiv pasi Allegri-t i duhen disa përforcime cilësore për të rivalizuar me ekipe si Napoli apo Inter. Tare ka në dorë një listë me dëshira, ku objektivi kryesor, emergjent, është gjetja e një qendërsulmuesi të ri pasi Gimenez dhe Nkunku nuk japin garanci. Sigurisht pas një merkatoje vere ku shpenzoi jo pak, në janar Tare është i detyruar të gjejë një objektiv me kosto të ulët. Sipas Corriere dello Sport, në skenë ka dalë emri i Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian e ka të vështirë të gjejë hapësira tek Arsenal dhe me Botërorin në dritare, Gabriel Jesus është gati të largohet nga Londra pasi dëshira e tij është të jetë në Amerikë.