OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet…

OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet…

Pikat kryesore

  • Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar zyrtarisht pas alarmit të ngritur pas rasteve të bëra publike për përhapjen e Hantavirusit, të raportuara në bordin e anijes turistike MV Hondius.
  • Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se hetimet mbi shpërthimin e Hantavirusit janë në zhvillim e sipër.
  • Shefi i OKB-së është përpjekur që të minimizojë shqetësimet, duke deklaruar se situata nuk përbën rrezik për një pandemi të ngjashme me Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar zyrtarisht pas alarmit të ngritur pas rasteve të bëra publike për përhapjen e Hantavirusit, të raportuara në bordin e anijes turistike MV Hondius. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se hetimet mbi shpërthimin e Hantavirusit janë në zhvillim e sipër. Shefi i OKB-së është përpjekur që të minimizojë shqetësimet, duke deklaruar se situata nuk përbën rrezik për një pandemi të ngjashme me Covid-19. Sipas OBSH-së, hantaviruset transmetohen “shumë, shumë ndryshe” nga koronavirusi dhe zakonisht kërkojnë kontakt të zgjatur me burimin e infeksionit. Për këtë arsye, organizata vlerëson se rreziku për shëndetin publik mbetet i ulët. Deri më tani janë konfirmuar pesë nga tetë rastet e dyshuara, ndërsa të gjithë personat e prekur kanë qenë në bordin e anijes. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se mund të zbulohen edhe raste të tjera, pasi periudha e inkubacionit të sëmundjes mund të zgjasë deri në gjashtë javë. OBSH-ja thekson se niveli i rrezikut mbetet i ulët edhe për Ishujt Kanarie, destinacioni drejt të cilit po lundron aktualisht anija. Dyshohet se çifti që u infektua i pari kishte vizituar zona ku ishte e pranishme një specie miu e njohur si bartëse e hantavirusit. Hetimet për zbardhjen e origjinës së virusit janë në zhvillim.

Lini një Përgjigje