Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të…

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të…

Pikat kryesore

  • Edhe në Durrës, ku vijoi turi i dëgjesave me qytetarët, dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Territoriale janë të ndarë kur bëhet fjalë për numrin e bashkive që duhet të ketë ndarja e re administrative.
  • Mazhoranca e cilëson të suksesshme reformën e vitit 2014 dhe këmbëngul më shumë te shërbimi për qytetarët sesa te kufijtë e bashkive.
  • Jemi përpara një sfide demografike që krijon sfida në zonat rurale.

Edhe në Durrës, ku vijoi turi i dëgjesave me qytetarët, dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Territoriale janë të ndarë kur bëhet fjalë për numrin e bashkive që duhet të ketë ndarja e re administrative. Mazhoranca e cilëson të suksesshme reformën e vitit 2014 dhe këmbëngul më shumë te shërbimi për qytetarët sesa te kufijtë e bashkive. “A kemi nevojë për bashki më efiçente? Jemi përpara një sfide demografike që krijon sfida në zonat rurale. Së dyti, kemi një sfidë me zhvillimin e pabarabartë, të krijojmë zhvillim koheziv në të gjithë territorin. Të bëjmë një reformë që të shërbejë për 30 vitet e ardhshme, duke pasur bashki më të forta.” Ajo që për socialistët është sukses, për demokratët cilësohet dështim, ndaj ata kërkojnë që pushteti vendor t’u rikthehet qytetarëve duke shtuar numrin e bashkive. “Qasja jonë është decentralizuese, kërkon që të optimizohet numri i bashkive, jo të kthehet në 373, dhe s’ka dogmë të ruajmë 61. PD kërkon të ndryshojë modelin qeverisës. Duam autonomi dhe mbështetje të plotë financiare.” Krahas takimeve me qytetarët në 12 qarqet e vendit, të mërkurën, 20 maj, Komisioni i Posaçëm i Reformës do të vijojë dëgjesat edhe me krerët e bashkive të Gjirokastrës, Korçës dhe Lezhës.

Lini një Përgjigje