Nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD? Z Berisha në partitë tona

Nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD? Z Berisha në partitë tona

Pikat kryesore

  • Berisha në partitë tona statuti është si kushtetuta dhe respektimi i saj është detyrim jo zgjedhje.
  • Nëse ne japim shembullin që nuk respektojmë statutit në parti çfarë garancish ofrojmë te militantët dhe publiku i gjërë që do të respektojmë ligjet nesër kur të vijmë në pushtet.
  • Berisha ne te partitë tona pas çdo zgjedhje bëjmë bilancin dhe analiza për të kuptuar ku gabuam jo më në rastet kur rezultatet janë shumë larg pritshmërive siç ishte rasti juaj në zgjedhjet e 11 majit.

Z. Berisha në partitë tona statuti është si kushtetuta dhe respektimi i saj është detyrim jo zgjedhje. Statuti garanton demokratizimin e partisë. Nëse ne japim shembullin që nuk respektojmë statutit në parti çfarë garancish ofrojmë te militantët dhe publiku i gjërë që do të respektojmë ligjet nesër kur të vijmë në pushtet. Kështu që duhet të dorëhiqesh. Z. Berisha ne te partitë tona pas çdo zgjedhje bëjmë bilancin dhe analiza për të kuptuar ku gabuam jo më në rastet kur rezultatet janë shumë larg pritshmërive siç ishte rasti juaj në zgjedhjet e 11 majit. Lidërshipi siç ka privilegjet mban edhe përgjegjësinë në rast bilenci negativ. Te partitë tona bëhet rinovimi i elitave duke iu dhënë mundësi të tjerëve të ofrojnë energji dhe ide të reja. Kështu që pa humbur kohë i gjithë lidërshipi duhet të rinovohet që të gjenerohen energji të reja në parti. Z.Berisha sistemi zgjedhor që kemi ne pak a shumë si ky i juaji që keni ju proporcional rajonal dikton strategji taktike për të akumuluar votat. Sa më shumë parti në koalicion apo lista të përbashkëta aq më shumë maksimizohet vota. E kuptojmë që disa parti kanë dal nga PD për arsye që lidhen me ju por në politikë më shumë rendësi ka produkti elektoral sesa sedra apo demostrimi i inateve personale. Nëse vota shpërndahet në shumë parti apo individ ajo nuk arrin të prodhoj mandat dhe shkon dëm.

Lini një Përgjigje